Lajme nga Maqedonia

7 të vdekur janë dërguar për autopsi në Mjekësi Ligjore

7 të vdekur nga gjithsej 13 janë dërguar në mjekësi ligjore për autopsi, ku do të vërtetohet shkaku i vdekjes së tyre.

Nga 30 udhëtarë të lënduar që janë pranuar sonte në qendrën spitalore “8 Shtatori”, dy prej tyre kanë ngelur të vdekur në vendngjarje, ka informuar drejtori i Klinikës Hristijan Kostov.

Në klinikën e Ortopedisë me lëndime më të lehta trupore janë hospitalizuar gjithsej 7 persona dhe është intervenuar me kohë për stabilizimin e gjendjes së tyre.

Dy prej tyre janë në gjendje të rëndë, ndërsa njërit me lëndime të rënda i është vërtetuar identiteti.

Midis të lënduarve ka pasur edhe një grua shtatzëne.

Fatkeqësia rrugore ka ndodhur përafërsisht gjatë orës 17.00 në autostradën Shkup-Tetovë, deri tani nga arsye të panjohura.


Source link

Add Comment

Click here to post a comment

Leave a Reply