Lajme nga Kosova

Familja Hoxha sqaron rreth aksionit për mbledhjen e parave për shërimin e Taunitës në Turqi

Aksioni i nisur për grumbullimin e mjeteve financiare për shërimin e Taunita Hoxhës, e aksidentuar të shtunën në Prishtinë ka shkuar me sukses.

Menjëherë pas kësaj, dërgimin e 22 vjeçares në Turqi për trajtim mjekësor e ka marrë përsipër Bashkësia Islame e Kosovës (BIK).

Vendimin e institucionit më të lartë fetar islam në Kosovë, e ka mirëpritur familja e të aksidentuarës, duke e ndjerë të nevojshme të sqaroj se secila para e pranuar do të shfrytëzohet në trajtimin që duhet ta ketë familjarja e tyre pas këtij intervenimi, kur dihet se kemi të bëjmë me ndërhyrje serioze mjekësore, duke shtuar se pjesa e mbetur e kësaj shume do të dedikohet për raste tjera të ngjashme.

Familja e Taunitës ka theksuar për Telegrafin se ata pavarësisht dhimbjes dhe tronditjes me ndodhinë e familjares së tyre, do të angazhohen që çdo gjë të jetë transparente.

“Një sqarim për opinionin dhe të gjithë dashamirët, është se ndihma e BIK-ut ka ardhur pas mbylljes se aksionit për mbledhjen e shumës së kërkuar. Të gjitha paratë që janë dedikuar për rastin do të vendosen në një xhirollogari” ka theksuar bashkëshorti i së resë nga Prishtina, Laurenti.

Ai ka falënderuar të gjitha ata që kontribuuan materialisht për shërimin e Taunitës.

Në anën tjetër BIK ka sqaruar se ata marrin përsipër trajtimin mjekësor të vajzës së aksidentuar, dhe kjo për shkak të një memorandumi që e ka BIK-u me institucionin më të lartë fetar islam në Turqi (Dijanetin turk).

Ndryshe, të shtunën në lagjen Kolovica në Prishtinë është goditur nga një kamionetë Taunita Hoxha, 22 vjeçarja nga Prishtina, e cila ishte shtatzënë në muajin e shtatë, me ç’rast humbi fëmijën e saj, duke pësuar lëndim të rënda trupore./Telegrafi/


Source link

Add Comment

Click here to post a comment

Leave a Reply