Lajme nga Kosova

Ismaili: PDK-ja është për vazhdimin e taksës, por të pezullohet për 120 ditë me kërkesë të partnerëve (Video)

Ministri i Shëndetësisë, njëherësh nënkryetar i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Uran Ismaili ka folur për qëndrimin e taksës ndaj mallrave serbe, vendim ky i marr nga Qeveria e Republikës së Kosovës.

Ismaili gjatë intervistës dhënë për Telegrafin ka thënë se qëndrimi i PDK-së është shumë i qartë.

Sipas tij, taksa duhet të mbetet por duhet të respektohet kërkesa e SHBA-ve për pezullimin e taksës prej 120 ditësh në mënyrë që të dialogu Kosovë-Serbi të vazhdojë.

‘Qëndrimin e kemi shumë të qartë, taksa duhet të mbetet. Por me kërkesën e partnerëve tanë, janë të qarta dhe të dokumentuara me letra. Duhet t’i jepet shans dialogut me pezullim 120 ditë. Të mbetet taksa por t’i japim shans kërkesës së SHBA-së, me pezullim 120 ditë. Duhet t’i japim shansin partnerëve tanë, dhe pas 120 ditëve i shtojmë ende masat që do t’i ndërmarrim para Serbisë”, ka thënë ai.

Ismaili theksoi se qëllimi është që të ruajnë miqësinë me partnerin e Kosovës, SHBA-në.

“Ajo që ne kemi paraqitur është që edhe ne me kryeministrinë kemi qenë ideator dhe mbështetës të fuqishëm të taksës. E kemi shtyrë idenë e taksës, por se kemi ditur që do të vijmë në këtë pozicion. Tani është një çështje tjetër. Tarifat i kemi menduar kundër Serbisë. Duhet të shikojmë se çfarë është strategjike në drejtim të lëvizjeve tona. Qëllim i të gjithëve është ta ruajmë miqësinë me SHBA. Jemi shteti më pro amerikan”, potencoi nënkryetari i PDK-së, Uran Ismaili. /Telegrafi/


Source link

Add Comment

Click here to post a comment

Leave a Reply