Lajme nga Shqipëria

Jam shpirtërisht pranë familjeve të lënduara

Edhe Presidenti Ilir Meta ka reaguar lidhur me aksidentin e rëndë me pasojë vdekjen e 13 personave dhe plagosjen e 20 të tjerëve në autostradën Tetovë- Shkup.

Kreu i shtetit u shpreh ngushëllimet e sinqerta familjeve të lënduara nga kjo tragjedi, të afërmve e miqve të viktimave dhe të gjithë qytetarëve të Maqedonisë së Veriut të prekur prej saj.

“Thellësisht i prekur dhe i trishtuar nga lajmi tronditës i humbjes së jetëve në tragjedinë e autobusit në autostradën Shkup – Tetovë. Në këto momente të vështira jam shpirtërisht pranë familjeve të lënduara nga kjo tragjedi, të afërmve e miqve të viktimave dhe pranë të gjithë qytetarëve të Maqedonisë së Veriut të prekur prej saj!

Ngushëllimet e sinqerta dhe solidaritet vëllazëror! Urim të sinqertë për një shërim të shpejtë për të gjithë të plagosurit!”/tvklan.al


Source link

Add Comment

Click here to post a comment

Leave a Reply