Kulture

Kim Knoppers, një holandeze kuron Marubin

Kim Knoppers historiane arti dhe kuratore në Muzeun e Fotografisë FOAM, Amsterdam do të tërhiqej nga fotot e Marubit, që kur pa për herë të parë një prej tyre. Tashmë ajo do të kurojë ekspozitën “Dinastia Marubi –Njëqind vite të studios fotografike shqiptare”, një përzgjedhje imazhesh nga arkiva (1856- 1959) që kanë qenë pjesë e ekspozitës me të njëjtin titull të hapur në Muzeun e Fotografisë FOAM Amsterdam, më 2016. Ekspozita do të hapet më 15 shkurt në hapësirën e Muzeut Marubi. Kim Knoppers është një emër i njohur në fushën e arteve pamore.

Që nga viti 2011, ajo ka punuan me ekspozitat personale të Melanie Bonajo, Adam Broomberg & Oliver Chanarin, Anne de Vries, JH Engström dhe Taiyo Onorato & Nico Krebs dhe ekspozita në grup si “RE-Search: Alumni Rijksakademie”, “Collaborate: On Artists’ Collectives” dhe “Back to the Future. The 19th century in the 21st Century”. Ajo është e interesuar në zhvillime të ndryshme në fushën e fotografisë: që nga fotografia konceptuale tek artistët që punojnë me fotografinë dokumentare, nga materialet arkivore tek fotografia si mjet kërkimi.

Në FOAM, ajo ka kuruar një sërë ekspozita mbi fotografinë historike në studio dhe vlerën e saj shoqërore dhe artistike. Knoppers është edhe themeluese e “Artists’ Recipes”, e cila eksploron lidhjen mes artit dhe ushqimit. Shkruan rregullisht për Foam Magazine si dhe për katalogë e libra artistash. Jeton dhe punon në Amsterdam dhe fusha e saj studimore lidhet kryesisht me zonat e ish Perandorisë Osmane.

Gazeta Shqip


Huazuar nga

Add Comment

Click here to post a comment

Leave a Reply