Lajme nga Bota

Mbyllën katër fëmijët në kafazin e qenit dhe i lanë pa ngrënë, burg për çiftin (Foto)

Një çift është burgosur në Wise County të SHBA-ve, pasi kishin burgosur katër fëmijë të uritur në një kafaz qeni.

Fëmijët u gjetën nga policët që e përshkruan zbulimin si rasti më i keq i abuzimit të fëmijëve që kishin parë ndonjëherë.

Katër të rinjtë u gjetën në një pronë të vogël në Teksas të mbuluar me feces dhe urinë. Zyrtarët u thirrën aty nga raportuesit për një shqetësimi familjar.

Sherifi Lane Akin tha se u trondit kur i gjeti katër fëmijët, të gjithë të uritur dhe të etur.

“Kishin tre djem, të moshës pesë, tre dhe një vjeç, dhe një vajzë katërvjeçare”, tha ai.

Në mënyrë tronditëse, dy fëmijët më të mëdhenj po mbaheshin në kafaz qeni që ishte vetëm tre metra katror në madhësi, dhe dy të tjerët ishin mbuluar me fekale dhe urinë, ndërsa u gjetën pjesërisht të veshur.

“Të tjerët dukeshin të kequshqyer, të mbuluar me urinë dhe fekale”, tha Sherifi Akin, përcjell gsh.

“Kishte mjaft ushqime brenda hambarit, por frigoriferi ishte i kyçur kështu që fëmijët nuk mund të hanin ushqim”, tha Akin.

Andrew Joseph Fabila dhe Paige Isabow Harkings, të dy 24 vjeç akuzohen secili për katër akuza për rrezikimin e fëmijëve. Çifti është burgosur ende pa detaje mbi vitet e burgimit.

Akin i tha The Dallas Morning News se ky është rasti më i keq i abuzimit të fëmijëve që ai ka parë në 44 vitet e tij në zbatimin e ligjit.

Vogëlushët u dërguan në Qendrën Mjekësore të Fëmijëve Cook në Fort Worth për vlerësim shëndetësor, ndërsa një zëdhënëse e spitalit nuk pranoi të shpalosë kushtet e tyre.


Source link

Add Comment

Click here to post a comment

Leave a Reply