Lajme nga Kosova

Shefqet Krasniqi: Rasti i përdhunimit në Drenas është rritur tepër (Video)

Ish imami i Xhamisë së madhe në Prishtinë, Shefqet Krasniqi, ka thënë se vajzat duhet të kenë kujdes me veshjet e tyre.

Krasniqi, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka thënë nuk i arsyeton përdhunuesit në rastin e vajzës në Drenas.

Hoxha ka thënë se megjithatë veshja e vajzave në shkolla ka shumë rëndësi. Ai ka thënë se nxënëset mund të jenë të mitura nga mosha por jo edhe nga ndryshimet fiziologjike.

Krasniqi ka thënë me tej se rasti në Drenas është rritur pak më tepër se që është dashur.

“Për mua ky rast është rritur tepër. Nuk ka pasur nevojë të merremi një javë me rastin. Është dashur të merren gjykata e policia…Veshja ka rëndësi shumë”, tha ndër të tjera Shefqet Krasniqi./Telegrafi/


Source link

Add Comment

Click here to post a comment

Leave a Reply