Lajme nga Kosova

Thaçi: Taksa ishte incident politik, i kemi kaluar edhe vendet që kanë qenë në konflikt me Amerikën

Incident politik dhe jo të menduar mirë, e ka cilësuar presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi taksën e vendosur ndaj produkteve të Serbisë.

Thaçi ka deklaruar se që të merret ky vendim, sipas tij, “qeveria ka marrë yrysh” për ta votuar në mbledhje.

Presidenti i vendit ka thënë se asnjë lider politik nuk ka të drejtë të dalë mbi interesat strategjike të Kosovës.

“Askush nuk mund të del mbi interesat strategjike të Kosovës. Taksa ka pasur efektin e vet, por për hir të një dëmi që mund t’i bëhet Serbisë, ne nuk mund ta cenojmë raportin e përjetshëm me Amerikën. Taksa ka ardhur si një incident politik, pa një analizë, pa një studim. Duke marrë yrysh që të merret vendimi në mbledhje”, ka thënë Thaçi në RTK.

Sipas tij, Kosova ka arritur në pikën që i ka kaluar edhe vendet që kanë qenë në konflikt me Amerikën.

Thaçi ka thënë se asnjëherë nuk e ka menduar situatën që Amerika do të kishte këtë lloj gjuhe me Kosovën.

“Gjendja në të cilën jemi është një situatë e re dhe e pamenduar se do të mund të ndodhte. Ajo që dua të them është se, ne duhet të jemi gjithmonë mirënjohës ndaj Amerikës. Por kemi të bëjmë mos-dëgjimin e këshillave të SHBA-së, kemi kaluar në një situatë jo të mirë. Me këtë jorespektim për fat të keq i kemi kaluar edhe vendet që kanë qenë në konflikt me Amerikën”, ka thënë presidenti i vendit.

Ai gjithashtu e ka përmendur disa sanksione, që sipas tij do të binin në barrën e Kosovës nëse taksa nuk hiqet.

“BE-ja nuk liberalizon vizat për Kosovën pa hequr taksën. E lëre më shumë sanksione tjera që mund të vijnë. Por, nuk dua ta bëjë situatën më dramatike”, deklaroi Hashim Thaçi.


Source link

Add Comment

Click here to post a comment

Leave a Reply