Lajme nga Shqipëria

Vendimin e gjykatës shqiptare e kemi çuar në Strasburg

Pas vendimit të Gjykatës së Apelit në Hagë për të refuzuar ekstradimin në Shqipëri Arben Frrokut i hapet rruga për të përfituar azil politik në Holandë. Në një interviste për Tv Klan avokat i tij Tonin Prendi sqaron se procedurat janë në një fazë të avancuar.

“Kërkesa e cila në dijeninë time me sa informacion kam është e avancuar dhe në momentin që do të pranohet azili politik mund të qëndrojë dhe për një afat të pakufizuar në shtetin e Holandës, si qytetar i ligjshëm me dokumentacion të rregullt”.

Prendi shton se Arben Frroku ka nisur një betejë në gjykatën e Strasburgut ku kërkon prishjen e vendimit të gjykatës shqiptare që e ka dënuar me burgim te përjetshëm.

“Kërkesa në Strasburg është bërë duke kundërshtuar këto vendime si të padrejta dhe pa prova dhe vendime të marra në shkelje të procesit ligjor kundër një personi që nuk  ka lidhje me atë ngjarje”.

Avokati i Frrokut sqaron se urdhër-arresti ndërkombëtar i lëshuar nga policia shqiptare është i aplikueshëm nëse Frroku vendos të lëvizë nga Holanda. Biznesmeni  akuzohet për vrasjen e ish-komisarit të policisë Dritan Lamaj. Ai u shpall i pafajshëm nga Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, vendim i cili u prish nga Apeli që e dënoi me burgim të përjetshëm.

Tv Klan


Source link

Add Comment

Click here to post a comment

Leave a Reply