Lajme nga Dibra

Antikorupsioni: Deri në përfundim të zgjedhjeve nuk mund të ketë punësime dhe shfrytëzim…

Komisioni Antikorrupsionit njoftoi se do të monitorojë procesin zgjedhor për zgjedhjet e ardhshme presidenciale dhe për zgjedhjen e kryetarëve të komunave të Ohrit, Dibrës dhe Novo Sellës. Zyrtarët e antikorrupsionit u kujtojnë ministrave dhe drejtorëve të ndërmarrjeve shtetërore dhe publike se ata nuk mund të punësojnë, e as nuk mund të shkojnë në mitingjeme automjete zyrtare si dhe në takime me qytetarë apo aktivitete të tjera që kanë të bëjnë me fushatën zgjedhore deri në fund të zgjedhjeve.

Prej ditës së vendimit për shpalljen e zgjedhjeve deri në fund të zgjedhjes së kryetarit dhe kryetarëve të komunave, nuk mund të:

  1. Të fillojë një procedurë për punësimin e personave të rinj ose një procedurë për ndërprerjen e marrëdhënies së punës në institucionet shtetërore dhe publike, procedurat e që jenë proces do të vendosen në pritje, përveç rasteve për çështje urgjente.
  2. Të fillojë ndërtimi me fonde nga buxheti ose nga fonde publike ose nëpërmjet ndërmarrjeve publike dhe personave të tjerë juridikë që kanë kapital shtetëror, objekte të reja në infrastrukturë si rrugët, ujësjellës, linjat e energjisë, kanalizimet, fusha sportive dhe objekte shkollore, kopshtet e fëmijëve dhe objektet tjera, përveç nëse për këtë qëllim janë siguruar më parë fonde nga buxheti, dmth. ka të bëjë me realizimin e një programi të miratuar paraprakisht.
  3. Pagesat e rrogave, pensioneve, asistencës sociale apo pagesave të tjera dhe pagesave materiale nga fondet buxhetore ose nga fondet publike që nuk janë pagesa të rregullta mujore.
  4. Për nevojat e fushatës zgjedhore, është e ndaluar të përdoren hapësirat e zyrave, pajisjet e zyrës dhe mjetet zyrtare të organeve shtetërore, me përjashtim të personave të cilëve i referohen rregullorez së veçanë për mbrojtjen e personit.

Antikorrupsioneri Goran Trpenoski njoftoi se në takimin e parë të komisionit, përveç financimit të fushatave politike, do të monitorojë të gjitha abuzimet e automjeteve dhe pajisjeve zyrtare për qëllimet e fushatës dhe kërkoi nga mediat dhe organizatat joqeveritare që t’i raportojnë të gjitha abuzimet e tilla pranë komisionit, transmeton DibraJon.


Huazuar nga

Add Comment

Click here to post a comment

Leave a Reply