Lajme nga Shqipëria

Digjet makina e një biznesmeni në Elbasan, dyshohet e qëllimshme

ELBASAN

Një automjet është djegur në orët e para të mëngjesit të sotëm në qytetin e Elbasanit. Sipas të dhënave të para, mësohet se ngjarja ka ndodhur në lagjen “Visarion Xhuvani” në të gdhirë të ditës së sotme. Policia është njoftuar nga banorët për djegien e automjetit dhe ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes.

Pronari i automjetit rezulton një biznesmen që ka në pronësi një biznes të njohur në periferi të qytetit të Elbasanit. Grupi hetimor dyshon se bëhet fjalë për një zjarrvënie të qëllimshme.


Source link

Add Comment

Click here to post a comment

Leave a Reply