Lajme nga Kosova

Ekipi negociator pritet ta votojë Platformën për dialogun

Ekipi negociator sot është paraparë të mbaj takimin e radhës në të cilin pritet ta miratojë Platformën për dialogun me Serbinë.

Ekipi negociator tanimë ka përfunduar hartimin e platformës për dialogun, ndërkohë pas miratimit, do të dërgohet edhe në Kuvendin e Kosovës për shqyrtim dhe miratim.

Kryesuesi i ekipit, Fatmir Limaj, ka thënë se krerët e shtetit do të kenë kohën e nevojshme për të dhënë komentet e tyre.

“Delegacioni i shqyrton sugjerimet dhe komentet dhe më pas e voton platformën që do ta dërgojë në  Kuvend”, tha ai.


Source link

Add Comment

Click here to post a comment

Leave a Reply