Lajme nga Shqipëria

Maqedonia e Veriut në NATO, Rama: Shqipëria rol mbështetës

TIRANË

Parlamenti shqiptar do të votojë sot ratifikimin e Protokollit të Aderimit të Republikës së Maqedonisë së Veriut në NATO. E në nisje të seancës kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi shprehu kënaqësinë që kuvendi shqiptar është nga të parët që po ratifikon këtë protokoll.

Më tej kryeministri Edi Rama foli për tragjedinë e ndodhur dje në Maqedoni ku në një aksident rrugor humbën jetën 13 persona dhe u plagosën 30 të tjerë. Ai tha se zija në vendin fqinj e rëndon më shumë vetëdijen se fati i dy vendeve është i përbashkët.

Më tej kreu i qeverisë shqiptare tha se Shqipëria ka pasur një rol mbështetës dhe jo udhëheqës në zhvillimet në Maqedoni deri në anëtarësimin e saj në NATO.
“I nderuar kryetar i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, i nderuar kryetar i Kuvendit të Shqipërisë, zija e sotme në vendin fqinj e rëndon ende më shumë në vetëdijen tonë peshën e faktit se fati ynë është i përbashkët. Një fat i përbashkët, i cili në këtë seancë mishërohet në mënyrën më kuptimplotë me protokollin e aderimit në NATO të Maqedonisë së Veriut. Numri i viktimave dhe të plagosurve në aksidentin tragjik na e bën edhe më të prekshme afërsinë tonë me Maqedoninë e Veriut. U jemi pranë shprtërisht të gjitha familjeve të goditura nga tragjedia dhe do bëjmë pjesën dsolidare sado pak.
I kemi qenë pranë në rrugëtimin e vështirë të anëtarësimit në NATO. Nuk e fsheh dot kënaqësinë e vëçantë që ky moment përkon në një moment të artë të marrëdhënieve ndëretnike. Kjo shumicë qeverisëse rol të rëndësishëm në këto përpjekje.
Pa shqiptarët nuk do kishte Maqedoni të Veriut dhe për Shqipërinë identiteti territorial i Maqedonisë së Veriut janë jo vetëm të pacenueshme por edhe jetike për të sotmen dhe të ardhmen tonë, drejt paqes e stabilitetit. Roli ynë në këtë proces historik ka qenë rol mbështetës jo udhëheqës. Situata e qetë i dedikohet në radhë të parë lidershipit shqiptar atje dhe kryeministrit vizionar Zoran Zaev të cilin e përshëndes”, deklaroi Rama.

Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi tha se Parlamentet e dy vendeve duke iu referuar atij të Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë dëshmuan përgjegjësi të madhe politike duke këputur nyjën që mbante pezull miqësinë mes tyre.

“Shpreh kënaqësinë që Kuvendi i Republikës së Shqipërisë është nga parlamentet e para që po ratifikon këtë protokoll që do të mundësojë pranimin e Maqedonisë së Veriut në traktatin e Atlantikut të Veriut duke u bërë dhe Maqedonia e Veriut anëtare e NATO. Ky hap i madh u bë i mundur nëpërmjet marrëveshjes së Prespës. Parlamentet e dy vendeve dëshmuan përgjegjësi të madhe politike duke këputur nyjën që mbante pezull miqësinë mes dy vendeve si dhe rrugëtimin euroatlantik të Maqedonisë së Veriut”, tha Ruçi.

(m.k/BalkanWeb)


Source link

Add Comment

Click here to post a comment

Leave a Reply