Kuriozitete

Merr 120 mijë dollarë në muaj! Biznesmeni beqar shumë i pasur bën kërkesën befasuese

Mund të jesh shumë i pasur, por mund të jesh shumë i vetmuar. Të gjithëve normalisht që ju shkon mendja se të gjithë njerëzit që mund të kesh pranë vetes, mund të të duan për interes.
Ky është rasti i këtij 26-vjeçari, i cili fiton plot 120 mijë dollarë në muaj, por nuk gjen dot të dashur dhe këtë Shën Valentin ndjehet i vetmuar. Matthew Lepre, nga Sidney në Australi, thotë se e ka të vështirë të gjejë një vajzë që ta dojë pa interes dhe që të mos e shohë atë vetëm për llogarinë bankare.

Para tre vitesh, Mattew braktisi universitetin për të ndihmuar nënën e tij. Ai tashmë drejton një biznes i vetëm, ku merret me shitjet elektronike online. Kjo punë e ka mbajtur larg femrave 26-vjeçarin. Tani që i ka vënë gjërat përpara, ai kërkon një vajzë në jetën e tij, për lidhje serioze.

26-vjeçari është kundër aplikacioneve për njohje online dhe thotë se miqtë e tij e kanë prezantuar me disa vajza, por nuk ka rastisur e duhura.

Deklarata e 26-vjeçarit:

Unë nuk dua një vajzë që po më takon për bilancin tim bankar. Dua një lidhje afatgjatë dhe kuptimplotë.”


Source link

Add Comment

Click here to post a comment

Leave a Reply