Lajme nga Maqedonia

Pas aksidentit tragjik, dy ditë zie në Maqedoni dhe tre në Gostivar

Sot do të mbahet ditë zie në Maqedoni për t’i nderuar 14 viktimat që humbën jetën në aksidentin tragjik i cili u zhvillua dje pasdite në autostradën Shkup-Gostivar, në afërsi të fshatit Llaskarcë.

Mbrëmë është zhvilluar një mbledhje e jashtëzakonshme në Qeverinë e Maqedonisë ku është sjellë një vendim që datat 14 dhe 15 shkurt, të shpallen ditë zie në të gjithë vendin.

 

Ndërsa sot duke filluar nga ora 12:00, do të mbahet një seancë e jashtëzakonshme në Komunën e Gostivarit për rastin tragjik ku humbën jetën 14 persona nga aksidenti i autobusit në autostradën Shkup – Tetovë.

Në këtë seancë pritet që këshilltarët të sjellin vendimin për shpalljen e tre ditëve zi, për t’i nderuar viktimat që humbën jetën në këtë aksident.

“Sot me fillim në ora 12:00, do të mbahet seancë e jashtëzakonshme për rastin tragjik. Në seancën e sotme pritet që këshilltarët të sjellin vendim për shpalljen e tre ditëve zi, në shenjë respekti të viktimave. Komuna e Gostivarit, familjarëve të viktimave u shpreh ngushëllime, ndërsa të mbijetuarve u dëshiron shërim të plotë sa më të shpejtë”, thuhet në kumtesë.


Source link

Add Comment

Click here to post a comment

Leave a Reply