Kombetarja

Turneu në Maltë, kuqezinjtë e vegjël e nisin me humbje – SportEkspres.com

Kombëtarja jonë e grupmoshësh U-17 e ka nisur me humbje turneun “UEFA Development Tournament”, i cili zhvillohet në Maltë. Kuqezinjtë e vegjël janë mposhtur nga kombëtarja vendase e Maltës me shifrat 2-0.

Pjesa e parë ka qenë e mirë për lojtarët tanë, me ekipet që shkuan në pushimin mes pjesëve me rrjeta të paprekura. Në fraksionin e dytë, përfaqësuesja malteze gjeti golin në minutën e 52-të me anë të Brifa dhe 10 minuta më vonë çdoi shifrat në 2-0 me anë të Zamit.

Kuqezinjtë e drejtuar nga Elvin Beqiri provuan deri në fund, por nuk arritën të ndryshonin rrjedhën e takimit. Ndeshjet e radhës të kombëtares U-17, do të luhen me 6 mars dhe 8 mars, respektivisht ndaj Skocisë dhe Danimarkës.


Huazuar nga

Add Comment

Click here to post a comment

Leave a Reply