Lajme nga Maqedonia

Akademia dhe ARM-ja akoma pa zgjidhje për emrat e rinj

Anëtarët e Akademisë së Arteve dhe Shkencave Maqedonase do të vendosin vetë për riemërimin e mundshëm të këtij institucioni, pas ndryshimit të emrave të mbi 100 institucioneve të tjera. Konsultimet me akademikët, sipas kryeministrit Zoran Zaev, vazhdojnë.

A do të jetë “Akademia Kombëtare e Shkencave dhe Arteve” ose do të jetë “Akademia e Shkencave dhe Arteve të Republikës së Maqedonisë së Veriut”, me siguri do të vendosin ata. Megjithatë është shumë e rëndësishme se si janë të regjistruar gjithkund në botë që miqtë nga Greqia të mos e kontestojnë. Në “search” na kërkojnë me ASHAM. Besoj se nuk duhet t’i shtymë me forcë deri në fund gjërat sepse gjithsesi marrëveshja nuk e parasheh këtë pjesë. Këshilltarët e mijë të cilët konsultojnë palën greke dhe bëjnë analizat më japin sinjale pozitive për të gjithë këto procese – tha Zoran Zaev, kryeministër.

Alsat kontaktoi për qëndrim ASHAM-in, por gjatë ditës nuk morëm një përgjigje.

“Edhe pse akademikë të ndryshëm publikisht kanë dhënë qëndrimet e tyre individuale, nga institucioni Akademia e Shkencave dhe Arteve Maqedonase nuk ka akoma një qëndrim zyrtar rreth ndryshimit të mundshëm të emrit të institucionit. ASHAM-i muajt e kaluar është shprehur “pro” ndryshimit të emrit të shtetit duke e cilësuar atë si mundësi të vetme drejt përparimit”.

Një vendim konkret nuk ka as për riemërimin e mundshëm të Armatës së Republikës së Maqedonisë.

Opozita maqedonase vazhdon të vlerësojë se riemërimi i 136 institucioneve pas ndryshimit të emrit të shtetit, është dëshmi se Marrëveshja e Prespës nuk ruan identitetin.

Zoran Zaev deklaronte se identiteti është ruajtur. Kryeministri thoshte se do të mbetet mbiemri “maqedonas”. Në kundërshtim me gjithçka që deklaronte Zaev, këto ditë jemi dëshmitarë të fshirjes së mbiemrit “maqedonas”, “maqedonase” në institucionet shtetërore – tha Darko Kostovski, VMRO-DPMNE.

Institucionet dhe organet shtetërore të cilat financohen nga paratë e shtetit do të duhet së shpejti të ndryshojnë edhe përdorimet elektronike të emrit të ri dhe ato në materialet e shtypura. Institucionet të cilat në emërim kanë pasur mbiemrin “maqedonase” marrin mbiemrin “kombëtare”. Ky parim nuk vlen vetëm për institucionet të cilat paraqesin veprimtari mbi baza të identitetit etnik të qytetarëve maqedonas në vend.

Fatlume Dervishi


Source link

Add Comment

Click here to post a comment

Leave a Reply