Lajme nga Maqedonia

Antikorrupsioni heton Ivanovin për avancimet në ARM

Komisioni Kundër Korrupsionit ka hapur procedurë për avancimet në ARM nga Presidenti Gjorge Ivanov, për shkak se këto lëvizje janë bërë në periudhën zgjedhore, gjë e cila është e ndaluar sipas Kodit Zgjedhor. Kryetarja Biljana Ivanovska tha se do të kërkohet përgjegjësi nga Kabineti i Ivanovit  pasi që avancimet janë bërë pas 8 Shkurtit, përkatësisht pas shpalljes së Zgjedhjeve Presidenciale.

Propozimi është që të hapim procedurë hetimi duke kërkuar nga Kabineti i Presidentit si dhe nga Ministria e Mbrojtjes që të dorëzojnë të gjithë dokumentet e duhura për këto ngritje në detyrë”- tha Biljana Ivanovska, kryetare e Anti-Korrupsionit.

Në seancën e sotme, gjithashtu u tha se 28 dekan të fakulteteve shtetërore nuk kanë dorëzuar listat anketuese te Komisioni Kundër Korrupsionit. Ndaj 10 dekanëve nga Universiteti “Shën Kirili dhe Metodi”,  14 nga Universiteti “Goce Dellçev”, dhe 4 nga Universiteti “Nënë Tereza” do të ngritët procedurë për kundërvajtje, për shkak se të njëjtit ende nuk i kanë deklaruar pasuritë e tyre.

Do të doja të them se ky kontroll nga ana jonë do të vazhdoj edhe më tej të kryhet në Universitetet tjera, përkatësisht tek të gjithë ata që e kanë për detyrë të dorëzojnë ato lista”- pohoi Biljana Ivanovska, kryetare e Anti-Korrupsionit

Në këtë Komision u konstatuan edhe ngritje të procedurave për disa punësime në vetëqeverisjet lokale me dyshimin se ka konflikt të interesit, gjegjësisht të nepotizmit. Anëtarët e Anti-Korrupsionit thanë se kanë qindra raste të paraqitjes së nepotizmit nga persona fizik dhe zyrtarë, por në rend të ditës nuk ishin edhe rastet e nepotizmit që u bënë gjatë punësimeve në muajin e kaluar në Ndërmarrjet shtetërore energjetike ELEM dhe MEPSO.

Adnan Qaili


Source link

Add Comment

Click here to post a comment

Leave a Reply