Lajme nga Shqipëria

Babaramo: Rama tha një gjë të frikshme në Itali

TIRANE

Emisioni “Të paekspozuarit” i gazetarit Ylli Rakipi në News24, ka në fokus sonte vizitën e kryeministrit Edi Rama në Itali dhe shfaqjen e tij në mediat italiane. Gazetari Ilir Babaramo u shpreh se kryeministri Rama, udhëtoi drejt kryeqytetit italian për të luajtur kartën e tij të fundit dhe se nga atje tha një gjë të frikshme.

“Mendimi im lidhur me inkursionin e Ramës shkoi në kryeqytetin italian për të luajtur kartën e fundit. Ai tha një gjë shumë të frikshëm ne mund t’i shqyhemi gazit, që është e frikshme.”,- tha Babaramo.

Ndërkohë analisti  u ndal edhe në ndikimin e SHBA-ve në vendin tonë. Babaramo u shpreh se nisur nga fakti që Nexhmije Hoxha kërkoi që të duam amerikën, do jetë diçka.

“Mirëpo, ne mund të qeshim për këtë, se jemi kombi më pro-amerikan. Llogarit që Nexhimije Hoxha tha qe ne duhet ta duam amerikën, imagjino kur e tha e veja e diktaktorit.

Rusia përbën një shqetësim për Shqipërinë më duket absurde. Një vend sa gjysma e një lagjeje Stambolli, as Malin e Zi nuk kontrollonte dot jo më Shqipërinë.”-u  shpreh gazetari.

(BalkanWeb)


Source link

Add Comment

Click here to post a comment

Leave a Reply