Lajme nga Shqipëria

Bushati: Bombat e molotovit t’ju hidhen biznesmenëve të Ramës

TIRANE

Analisti Andi Bushati, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, ka pyetur kryetarin e Partisë Demokratike, nëse aksioni i opozitës, do të shtrihet përtej goditjes së kryeministrisë dhe Kuvendit.

Bushati u shpreh se opozita dhe mbështetësit e saj duhet të ndërmarrin aksione edhe ndaj biznesmenëve të Edi Ramës, të bojkotojnë mediat e Ramës dhe akte të kësaj natyre.

Pjesë nga biseda:

Bushati: Ju e thatë edhe sot, e keni përsëritur shpesh që ky sistem duhet shembur. Ju keni nisur një rrugë radikale, por po të shohësh aksionin tuaj, djegia e mandateve, mësymja drejt kryeministrisë, duket se nuk e keni me sistemin, por vetëm brenda qrthullit politik, pra ku është qendra e qeverisë dhe shumicës. Përshembull, mua do më shkonte mendja, një bombë molotovi, mund ti hidhej edhe biznesi i një klienti të Edi Ramës.

Një tjetër rrugë radikale mund të ishte, ato media që i shërbejnë Edi Ramës, nuk kanë pse të jenë më platform të opozitës. Mos ndoshta, opozita duhet të futet në një aksion më të gjera, për të krijuar një mur ndarës, mes atyre që janë kolaboracionistë me këtë pushtet. A duhet të shtrihet aksioni edhe në shtresa të tjera të shoqërisë?

Basha: Absolutisht, jam dakord që e meritojnë edhe bizneset që grabisin miliona dhe ndonjë që ushqehet prej grabitqarëve.

Këto janë veprime që i ndërmarrin qytetarët e frustruar, që nuk vijnë vetëm për të hedhur shashkë, por cështj nuk ëshë vetëm të vendosim mur ndarës mes këtyre shushunjave.

Unë jam më i interesuar dhe është misioni i një partie politike, të ndërtojë një urë bashkimi, edhe me ata socialist që e kuptojnë se nuk është koha të largojmë vetëm Ramën, por të ndryshojmë sistemin.

(BalkanWeb)


Source link

Add Comment

Click here to post a comment

Leave a Reply