Lajme nga Maqedonia

Çfarë mendon Pendarovski për-BDI në?

Kandidati për President, Stevo Pendaroski i ftuar në emisionin “Rruga drejt..” në Alsat tha “se bëjmë gabim të madh nëse themi se të gjithë në BDI vjedhin, të gjithë në VMRO vjedhin apo nesër ose pasnesër të gjithë në LSDM vjedhin”, prandaj ai shtoi se “nuk mund të them se BDI-ja është parti kriminele apo parti tenderësh”.

Jo. Si parti jo. Unë edhe në atë periudhë kaf folur për persona që ishin të implikuar në veprime të caktuara mbi bazë të 40 bombave që i dëgjuam në pres konferencat tek selia e LSDM-së. Në Maqedoni këtë duhet ta kufizojmë. Çdo përgjegjësi qoftë politike apo kriminale ka edhe mbiemër. VMRO-DPMNE-ja nuk ishte si e tillë, ajo ndoshta është retorikë politike. E gjithë partia me 170 mijë anëtarë që kishte VMRO-DPMNE-ja në kulmin e fuqisë së saj. Mund të thuhet se të gjithë janë kriminel apo partia është kriminale? Edhe pse ka një lëndë para PSP-së e cila është kundër partisë si entitet, si person juridik. Megjithatë, do të bëjmë gabim të madh nëse themi se të gjithë në BDI vjedhin, të gjithë në VMRO vjedhin apo nesër ose pasnesër të gjithë në LSDM vjedhin. Unë dua të shkojmë me emër dhe mbiemër. Nëse deri në këtë moment dy vite institucionet në gjyqësor në janë në mënyrë të pakontestueshme të pavarura, në këtë periudhë nuk ekziston asnjë indikator se Zoran Zaevi apo ndonjë ministër i rëndësishëm u dikton këtyre të PSP-së apo këtyre të Prokurorisë Themelore se çfarë të punojnë, nëse deri më tani nuk kemi kurrfarë indikatori në këtë drejtim, nuk mund të them se BDI-ja është parti kriminele apo parti tenderash.


Source link

Add Comment

Click here to post a comment

Leave a Reply