Lajme nga Maqedonia

Dy të tretat e punëtorëve, të pasigurt në vendet e punës

2/3 e personave që përfundojnë shkollimin e lartë, punësohen në vende joadekuate të punës ose  marrin paga më të vogla se ajo që meritojnë. Sipas një analize të bërë nga OJQ Finance Think, Maqedonia kryeson listën e këtij fenomeni që i bën të rinjtë të ndihen të pasigurt në vendin e punës, shkaktar kjo që ka nxitur ikjen masive të të rinjve nga vendi.

Puna në vend joadekuat, prek rreth 2/3 e të rinjve të punësuar në vendin tonë. 06-20 Analizat tregojnë se në Maqedoninë e Veriut të rinjtë janë më të prekur nga ky fenomen në krahasim me moshatarët e tyre nga Serbia dhe nga Mali i Zi. Të rinjtë që janë në vend joadekuat të punës punojnë për 14% pagë më të ulët nga ata që janë në pozita adekuate.  –tha – Bllagica Petrevski, Finance Think

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale Milla Carovska thotë se Qeveria është e fokusuar në përmirësimin e kushteve për punësim. Ajo thotë se edhe ligjërisht është paraparë mbështetje e të rinjve për gjetjen e vendit adekuat dhe pagës meritore për punë.

 Ju e dini se Qeveria këtë vit e miratoi planin operativ për punësime. Fokusi më i madh i është dhënë të rinjve. Por fokus i veçantë i është dhënë edhe praktikës e cila është një hallkë e rëndësishme, pra po sjellim edhe Ligj për praktikë me qëllim që të rinjtë të përgatiten me njohuri dhe aftësi të ndryshme dhe të jenë më konkurrues në tregun e punës”  -theksoi – Mila Carovska,Ministre e Punës dhe Politikës Sociale

Oda Ekonomike Amerikane thotë se kërkesat e tregut për punësim nuk përputhen me kuadrot e rinj. Sipas tyre, nga fakultetet po dalin shumë kuadro që nuk i duhen sektorit privat, e më pas të njëjtit ose mbeten pa punë ose përfundojnë në vend joadekuat të punës.

Besian Leka


Source link

Add Comment

Click here to post a comment

Leave a Reply