Lajme nga Shqipëria

Gjuzi: Do futem ne Kuvend, jam mik i SHBA se mbaj orën “Atlantic”

TIRANE

Kryetari i Partisë Konservatore, Kujtim Gjuzi është një ndër kandidatët për deputet që ka pranuar të bëhet pjesë e parlamentit pas djegies së mandateve të opzitës.

I ftuar në emisionin  “Të Paekspozuarit”, në News24 ai ka deklaruar se do të futet në parlament dhe se ka mbështetje të ndërkombëtarëve. Gjuzi tha se ka komunikuar me ndërkombëtarët dhe se është mik i Amerikës, sepse mban në dorë një orë “Atlantic”.

“Parlamenti nuk mund të lihet bosh, është gjakosur parlameti por ka vijuar të funksionojë. 
Unë ju kam certifikuar gazetarit tuaj, sms-të që kam, mund t’ju nxjerr dokumentat e komunikimit. Ka thënë një ish ministër, që Gjuzi nuk ka telefon se ka borxhe. 

Kam komunikim me ambasadën britanike në Tiranë. Kam sms me këshilltarin më të lartë të OSBE. Jam mik i Ambasadës amerikane jam edhe mik i amerikës se mbaj orën Atlantic”-u shpreh Gjuzi.

(BalkanWeb)


Source link

Add Comment

Click here to post a comment

Leave a Reply