Lajme nga Maqedonia

Mësohet agjenda e vizitës së Papa Françeskut në Maqedoninë e Veriut

Zyra e shtypit të Selis së Shenjtë në Vatikan njoftoi sot programin për vizitën e Papa Françeskut në Maqedoninë Veriore më 7 maj të vitit 2019.

Është parashikuar që më 7 maj, Ati i Shenjtë të mbërrijë në Maqedoninë Veriore.

Pas pranimit të tij formal, Papa Françesku do të takohet me presidentin Gjorge Ivanov, Kryeministrin Zoran Zaev, si dhe me përfaqësuesit e shoqërisë civile dhe të trupit diplomatik.

Gjatë qëndrimit të tij në vend, Ati i Shenjtë do të takohet me udhëheqës fetarë dhe njerëz të varfër.

Në programin e Papa Françeskut në Maqedoninë Veriore, Ati i Shenjtë parashikohet të mbaj një meshë të shenjtë dhe më pas të marrë pjesë në një takim ekumenik dhe ndërfetar me të rinjtë.

Ati i Shenjtë do të përfundojë udhëtimin e tij të 29-të në pasditen e 7 majit, duke mbajtur një takim me priftërinjtë, familjet e tyre, dhe njerëzit e përkushtuar të fesë, dhe pastaj do të kthehet në Romë.

Para Maqedonisë, Ati i Shenjtë do të vizitojë Republikën e Bullgarisë dhe qytetet e Sofjes dhe Rakovskit.


Source link

Add Comment

Click here to post a comment

Leave a Reply