Lajme nga Maqedonia

Mirënjohje për zjarrfikësit të cilët ndihmuan në aksidentin tragjik në Llaskarcë

Për guximin e treguar dhe ndihmën, duke mos e kursyer veten për të lënduarit në aksidentin tragjik në Llaskarcë, zjarrfikësve të njësitit territorial të Qytetit të Shkupit, Kryetari i Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov u ka ndarë mirënjohje.

Shilegov sot dekoroi me mirënjohje zjarrfikësit Vladimir Siminovski, Vladimir Kopovski, Cane Projçevski dhe Rasho Rozhajac të cilët ishin midis të parëve që kanë arritur në vendin e aksidentit dhe kanë ndihmuar të lënduarit.

Menjëherë pasi janë informuar për rastin tragjik në Llaskarcë të Tetovës, ekipe të njësitit të zjarrfikësve të Qytetit të Shkupit kanë intervenuar në teren me më shumë makina të specializuara dhe kanë ndihmuar në tërheqjen e të aksidentuarve dhe të lënduarve në aksident

Javën e kaluar Këshilli i Qytetit të Shkupit ka sjell vendim me çka në shenjë solidarizimi me familjet e të cilëve kanë humbur jetën dhe të lënduarve në aksident të njëjtëve u është ndarë ndihmë me nga 100 000 mijë denarë, gjegjësisht për të lënduarit me nga 30 000 mijë denarë.


Source link

Add Comment

Click here to post a comment

Leave a Reply