Lajme nga Bota

Momentet e fundit të aeroplanit që përplaset në tokë në Teksas, raportohet për tre të vdekur (Video)

Ky është momenti rrëqethës kur aeroplani i aviokompanisë Atlas Air, përplaset në tokë në Teksas dhe humbin jetën tre burra që ishin brenda tij.

Momentet e fundit të aeroplanit Boeing 767 që operonte nën ombrellën e Amazon Prime Air, është kapur nga kamerat e sigurisë të policisë duke u përplasur në tokë, transmeton Telegrafi.

Në video shihet aeroplani duke rënë me shpejtësi të madhe në drejtim të tokës. E siç raportojnë mediat amerikane, thuhet se piloti kishte humbur kontrollin derisa po bëhej gati të aterronte në aeroportin e Houston-it.

Policia amerikane ka zbuluar identitetin e viktimave, bëhet fjalë për pilotin Ricky Blakely, 60-vjeç, koopiloti Conrad Aska, 44, dhe Sean Archuleta, 36-vjeç, që mbetën të vdekur në momentin që aeroplani preku tokën. /Telegrafi/

Source link

Add Comment

Click here to post a comment

Leave a Reply