Sports

Napoli shkëlqen me Hysajn titullar, Çelsi bën detyrën në shtëpi – Balkanweb.com

Kanë përfunduar 3 takimet e mbrëmjes të vlefshme për raundin e 1/8-ve të Ligës së Europës. Napoli ka shkëlqyer me Elseid Hysajn titullar, duke mposhtur Salcburgun me rezultatin e pastër 3-0. Mbrojtësi shkodran u aktivizua gjatë gjithë takimit, duke bërë një paraqitje të kënaqshme me skuadrën e kaltër.
Një fitore me aromë kualifikimi edhe për Çelsin që mposhti 3-0 Dinamon e Kievit, duke hedhur një hap të sigurt drejt kualifikimit.

Në sfidën tjetër atë mes Valencias dhe Krasnodarit, spanjollët arritën të triumfonin me rezultatin e ngushtë 2-1, duke lënë gjithçka të hapur, në sfidën e kthimit.

REZULTATET:

Çelsi-Dinamo Kiev 3-0

Pedro 18′, Uillian 65′, Odoi 90′

Napoli-Salcburg 3-0

Milik 10′, Ruiz 18′, Onguene 58′

Valencia-Krasnodar 2-1

Rodrigo 12′, 24′ / Klaeson 63′

Panoramasport

Huazuar nga

Add Comment

Click here to post a comment

Leave a Reply