Lajme nga Shqipëria

Nazarko: Rama doli në emision për të rregulluar imazhin e vet

TIRANE

Emisioni “Të paekspozuarit” i gazetarit Ylli Rakipi në News24, ka në fokus sonte vizitën e kryeministrit Edi Rama në Itali dhe shfaqjen e tij në mediat italiane. Analisti Mentor Nazarko u shpreh se kryeministri Rama udhëtoi drejt kryeqytetit italian për të rregulluar imazhin e tij dhe të vendit.

Unë pjesërisht pajtohem me atë që tha Andi Bushati për median ndërkombëtare, ambasadorët e huaj në Shqipëri e dinë situatën politike.

Sigurisht mediat me monitorimin e tyre krijojnë një lloj presioni. Nuk mendoj se ekspozimi për kanabisin e mbylli atë problem. Është e vërtetë që shtypi italian ka qenë i angazhuar për krizën politike shqiptare.

Nuk mund të pranoj se media italiane është më cilësorja në Evropë. Dalia e Edi Ramës në mediat italiane nuk është ofensive. Edi Rama doli tek emisioni i Bruno Vespës për të rregulluar imazhin e vetë por edhe të Shqipërisë.

Italia është edhe një vend që na sjellë turistë. Nuk mendoj se dalja e Ramës i ka bërë ndonjë dëm opozitës.”-u  shpreh analisti.

(BalkanWeb)

 


Source link

Add Comment

Click here to post a comment

Leave a Reply