Lajme nga Maqedonia

Pr/Ligji për regjistrimin e popullsisë, të martën në Qeveri

Pas reagimeve në opinion, grafa për përkatësinë etnike u shtua në propozim-ligjin e regjistrimit të popullsisë, megjithëse Enti Shtetëror i Statistikave nuk e parashikonte fillimisht. Ky draft pritet që këtë të martë të shqyrtohet në seancën Qeveritare. Drejtori Apostoll Simovski thotë se propozim-ligji është dërguar në Ministrinë e Drejtësisë, e cila është propozuese kompetente në Qeveri. Kurse, kjo e fundit ka aprovuar ndryshimin e vetëm.

Me keqardhje e them se opinioni nuk reagoi sipas pritshmërive tona, përkundrazi publiku ishte i mendimit se ky propozim të përfshihet në regjistrim. Supozoj që nga kjo arsye Qeveria vendosi që edhe kjo grafë të përfshihet në Regjistrimin e popullsisë.”  -tha Apostoll Simovski, Drejtor i Entit Shtetëror të Statistikave

Sipas nenin 8 të këtij drafti thuhet që shtetasit, të cilët nuk janë rezident brenda territorit të Maqedonisë më shumë se një vit do të regjistrohen si popullsi e Diasporës. Drejtori Simovski tha se këto rregulla i diktojnë standardet e OKB-së, por për mos të anashkaluar diasporën do të hapet ueb-faqe ku vet mërgimtarët mund t’i plotësojnë pyetësorët ose anëtarët e familjes që janë në shtëpi mund të japin të dhënat për këta persona. Ai shpjegoi se ky regjistrim nuk do të ndikoj në Listat Zgjedhore.

Regjistrimi nuk mund të shërbej për azhurnimin e Listës Zgjedhore. Është rreptësisht e ndaluar për shfrytëzimin e të dhënave të regjistrimit për çfarëdolloj synimi tjetër, përveç qëllimeve statistikore. Ne mundemi që ato të dhëna personale t’i përdorim vetëm për qëllimet e statistikave. Askush tjetër jashtë këtij institucioni nuk mund të merr informacione nga ne për individ të caktuar.”  -theksoi Apostoll Simovski, Drejtor i Entit Shtetëror të Statistikave

Sipas njoftimeve të Entit Shtetëror të Statistikës, regjistrimi provë pritet të zhvillohet gjatë muajit qershor në 44 rajone. Kurse, regjistrimi i popullsisë në Maqedoni do të zhvillohet në prill të vitit 2020, proces i cili do të kushtoj rreth 8,5 milion euro. Regjistrimi aktual legjitim daton që nga viti 2002, pas dështimit të 2011-ës, ku sipas drejtorit shkak ishin pikërisht shkeljet gjatë regjistrimit të anëtarëve të familjeve, të cilët jetonin jashtë shtetit. Për ta evituar të njëjtën, tani janë paraparë gjoba deri në 300 euro.

Adnan Qahili

 


Source link

Add Comment

Click here to post a comment

Leave a Reply