Lajme nga Maqedonia

Qeveria dëmshpërblen të dënuarit e Sopotit

Qeveria ka paguar dëmin për ish të dënuarit në rastin Sopoti. Informacionin për Alsat e kanë konfirmuar të dyja palët. Për gjashtë ish të dënuarit, pas marrëveshjes mes Avokatit të Shtetit dhe Qeverisë, organi ekzekutiv dëmshpërbleu Sopotasit me rreth 73 milion denarë. Në këtë procedurë nuk u përfshin edhe katër ish të dënuar dhe familja e të ndjerit Samet Limani. Paraprakisht Sopotasit bën marrëveshje me mbrojtjen juridike shtetërore, ku për një ditë të vuajtur në burg, paraburgim apo arrest shtëpiak të dënuarit u dëmshpërblyen me 5.500 denarë.

Procedura gjyqësore e Sopotasve ndaj shtetit është anuluar që nga fuqizimi i marrëveshjes në gjykatë. Padia e tyre ndaj shtetit erdhi pasi Ministria e Drejtësisë refuzoi të bëj marrëveshje dëmshpërblimi. Gjatë procedurës, Sopotasit dhe Avokati i Shtetit hasën në vështirësi falë pengesave dhe vonesave që i bënte Drejtoria për Ekzekutimin e Sanksioneve. Si fillim ky organ i kishte referuar Avokatit të Shtetit që të dhënat për ditët e kaluara në burg të Sopotasve t’i kërkojë në Gjykatën Penale ndërsa më pas në mbledhje të Qeverisë kishte sjell raport të manipuluar.

Qeveria miratoi vendimin për dëmshpërblim mbi raportin e Avokatit të Shtetit. Procedura gjyqësore për Sopotasi mori fund pas pothuajse 15 viteve. E vërteta që buroi nga përgjimet të cilat i posedon PSP-ja, bën që kjo e fundit të tërhiqet nga akuza. Për vendosjen e minës në fshatin Sopot të Kumanovës në vitin 2003 ku si pasojë humbën jetën 2 ushtarë polak dhe një përkthyes, 11 banorë të këtij fshati ishin dënuar me mbi 135 vite burg.

Adrian Kerimi


Source link

Add Comment

Click here to post a comment

Leave a Reply