Lajme nga Maqedonia

8 Marsi, marsh protestues për barazi të plotë

Shteti angazhohet vetëm në mënyrë deklarative për të drejtat e grave, ndërsa realiteti në pabarazinë sociale, ekonomike dhe politike me burrat është e madhe, porositën aktivistët civil, në marshin e sotëm “Marshi i 8 Marsit”. Të dhënat e tyre tregojnë se në 43 komuna ende nuk ka gjinekologë, ndërsa 60 për qind e grave janë joaktive në tregun e punës, ndonëse janë me arsim sipëror. Të dhënat dështuese kërkojnë reagim nga autoritet, me angazhim sistemor t’i avancojnë të drejtat e grave.

Këtë 8 mars, nuk ka ndryshuar asgjë. Vallë deri më 8 Marsin e ardhshëm gratë do të mund t’i realizojnë të drejtat e tyre në mënyrë të papenguar, vallë do të pushojë arkëtimi i paligjshëm i gjinekologëve amë, vallë do t’i jepet fund martesave të të miturve dhe vallë përfundimisht do të rritet numri i romeve të punësuara”. – tha Salija Bekir Halim, nisma e grave rome nga Shuto Orizara

Me probleme më të vështira dhe mos-perceptim nga autoritetet lokale përballen gratë të cilat jetojnë në mjediset rurale, tha Angelina Parmaçka, anëtare e Federatës së Fermerëve.

Shpërndarja e pabarabartë e resurseve, dominimi i normave tradicionale, mosrealizimi i së drejtës së pronësisë së pasurisë bujqësore, rreth 64 për qind e grave rurale nuk janë aktive në tregun e punës, ndërsa arsyeja më e madhe është kujdesi për familjen, kujdesi për fëmijët, puna e papaguar në amvisëritë dhe fermat familjare”. – theksoi Angelina Parmaçka, anëtare e Federatës Nacionale e Fermerëve

Organizatat civile nuk e fshehin edhe dëshpërimin që në Kuvend janë frenuar Ligjet për mbrojtjen e diskriminimit, Ligji për ndërprerjen e shtatzënisë dhe Ligji për mbrojtje sociale. Në marsh u paraqit edhe ministrja e Punës dhe Politikës Sociale Mila Carovska, e cila në pyetjen për zgjidhjet ligjore tha se pret që të miratohen së shpejti, me çka do të mundësohet standard më ndryshe i jetesës edhe i grave edhe i bashkësive të margjinalizuara.

Alsat


Source link

Add Comment

Click here to post a comment

Leave a Reply