Lajme nga Kosova

Ahmeti: Institucionet përkatëse të marrin masa që t’i parandalojnë zjarrëvëniet e qëllimshme

Komuna e Podujevës ka bërë të ditur se gjatë dy ditëve të fundit disa sipërfaqe me pyje në Komunën e Podujevës janë përfshirë nga zjarri, kurse zjarrfikësit dhe ekipet e emergjente të Komunës janë vazhdimisht në teren, duke u angazhuar për shuarjen e zjarreve.

Për këtë ka reaguar edhe Policia e Kosovës.

Policia e Kosovës ka bërë apel tek qytetarët e Kosovës që të mos ndezin zjarre në natyrë.

Përmes një njoftimi për media thuhet se disa nga rastet e fundit të zjarr-vënieve kanë dal nga kontrolli duke shkatërruar sipërfaqe të tëra të maleve, fushave dhe plantacioneve të mbjella me pemë, objekte afariste dhe hapësira tjera duke kërcënuar direkt pasurinë dhe jetën e njerëzve.

“Duke iu referuar rasteve të fundit të zjarr-vënieve në disa rajone të vendit, Policia e Kosovës apelon tek të gjithë qytetarët që në asnjë mënyrë mos të ndezin zjarre në vende të hapura, qoftë në prona private, me qëllim të pastrimit të arave përmes ndezjes së mbeturina në to.

Ndërkaq, Tahir Ahmeti, njohës i çështjeve të emergjencave dhe njëherësh bashkëthemelues i Qendrës Kërkimore për Politika të Sigurisë (SPRC), ka thënë se janë shqetësuese lajmet për zjarret e shumta fushore dhe pyjore, që po ndodhin ditëve të fundit në vise të ndryshme të Kosovës.

“Këto zjarre që në masë të madhe janë zjarrëvënije të qëllimshme, apo të shkaktuara nga pakujdesia, e që përveç dëmeve të mëdha që po shkaktojnë në fusha bujqësore dhe në pyje, po rrezikojnë edhe vetë jetën e qytetarëve të vendit”, ka thënë Ahmeti.

Tahiri ka kërkuar nga institucionet përkatëse të vendit të marrin masa që të parandalojnë zjarrëvënijet e qëllimshme.

“Organet e rendit në Kosovë, duhet të jenë shumë më aktive në terren, dhe të marrin masat e nevojshme, në mënyrë që të ndalohet kjo dukuri e zjarrëvënijeve të qëllimshme nga persona të papërgjegjshëm, dhe të njëjtit të marrin ndëshkimet e duhura ligjore. Duhet pas parasysh që sipas ligjeve në fuqi të Republikës së Kosovës, inicimi i qëllimshëm i zjarrit që është me rrezik të përgjithshëm, është vepër penale dhe sanksionohet me burgim nga 6 muaj deri në 5 vite./Telegrafi/


Source link

Add Comment

Click here to post a comment

Leave a Reply