Lajme nga Kosova

Anulohet protesta e nesërme për tunelin e bllokuar në Mitrovicë

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje në Mitrovicë, Faruk Mujka ka thënë se protesta e planifikuar për nesër në Mitrovicë me moton”Tuneli i bllokuar, Mitrovica e ngujuar” është suspenduar.

Mujka në një njoftim në rrjetin social Facebook ka shkruar se Ministria e Infrastrukturës ka reaguar menjëherë dhe kanë filluar punimet në sanimin e tunelit.
“Duke parë zvarritjen e punimeve, paqartësitë rreth tenderit dhe dëmeve që shkaktoheshin ndërkohë, nga dita kur është mbyllur tuneli me 10 Nëntor të vitit të kaluar (kolona të gjata, kaos në trafik, dëmtime të rrugëve nga kamionët e rëndë, frustrim të qytetarëve e posaçërisht atyre që jetojnë afër tunelit si dhe humbjet që kanë pësuar bizneset në të dy anët e tunelit pasi kanë qenë gati fare të papunë gjatë kësaj periudhe) Lëvizja VETËVENDOSJE! – Qendra në Mitrovicë thirri një protestë për rifillimin e punëve në këtë tunel.

Fatmirësisht përgjegjësit e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Transportit, në krye me ministrin Pal Lekaj, duke e ditur seriozitetin e angazhimin e Lëvizjes VETËVENDOSJE! dhe këmbënguljen e qytetarëve kanë reflektuar menjëherë dhe pas dy ditësh nga paralajmërimi i protestës kanë rifilluar punimet në sanimin e tunelit me premtim publik se do të përfundoj për 25 ditë”, ka shkruar Mujka.

Sipas tij ministri Lekaj, po ashtu ka kërkuar që protesta të mos përdoret për “interesa të ngushta partiake” dhe mos t’i pengojmë në zhvillimin e punimeve.

“Për ta bindur se kjo protestë nuk ka fare të bëj me interesa partiake, ne e sigurojmë ministrin Lekaj se do ta pezullojmë protestën deri në fund të muajit, por nëse punët nuk përfundojnë deri atëherë përgjegjës kryesorë do të jetë ai e jo punë kryesi dhe se përgjegjësia do të kërkohet direkt prej tij. Duam ta potencojmë se arsyeja pse insistojmë në përfundimin e shpejtë të punimeve, pos atyre që u përmendën më lartë, është edhe afrimi i kohës kur vijnë mërgimtarët. Nëse ky problem nuk zgjidhet së shpejti, atëherë do të kemi një verë vështirë të përballueshme nga kaosi në trafik dhe frustrimi i rritur i qytetarëve”, ka thënë ai.

Sipas tij reflektimi i Ministrisë i bind se kërkesa e tyre ka qenë legjitime, serioze, e mirëpritur dhe siç tha ai e përkrahur nga qytetarët.

“Është shembull tipik se aktivizmi qytetar në drejtimin e duhur gjithmonë jep rezultate dhe se Lëvizja është gjithmonë pranë dhe për qytetarin. Faleminderit për mbështetjen e vazhdueshme”, ka shkruar tutje Mujka./Telegrafi/


Source link

Add Comment

Click here to post a comment

Leave a Reply