Sports

Buzëqesh Interi, Ikardi drekon me shokët e skuadrës – Balkanweb.com

Tjetër takim mes administratorit të deleguar të Interit, Xhuzepe Marota, dhe përfaqësuesit të Mauro Ikardit, avokatit Paolo Nikoleti.

Pas takimit të së mërkurës, kjo ishte përballja e radhës. Sipas asaj që thuhet, situata po shkon drejt përmirësimit dhe ka shumë optimizëm nga palët, ndonëse gjithçka po bëhet me ngadalë.

Nuk ka ende një datë për rikthimin në skuadër të sulmuesit argjentinas, që edhe sot është stërvitur më vete, por që më pas ka drekuar në Pinetina së bashku me shokët e skuadrës, ndërsa duket se do të ketë nevojë për takime të tjera për të qepur përfundimisht plagën. Ikardi duhet të rikthehet me skuadrën pas derbit të 17 marsit kundër Milanit, por takimet po vijojnë dhe zhvillime të tjera priten.

(BalkanWeb)

Huazuar nga

Add Comment

Click here to post a comment

Leave a Reply