Lajme nga Maqedonia

Dënimi i Thaçit, reagon partia e tij

Partisë Demokratike Shqiptare ka reaguar pas vendimit të Gjykata Penale për dënim të kreut të PDSH-së me tre vjet e dy muaj burg në rastin “Titanik 2”.

PDSH-ja vlerëson se vendimi i sotëm i Gjykatës për kryetarin e PDSH-së Menduh Thaçi është një sinjal i qartë se segmentet e caktuara të errëta në këtë shtet jo që janë aktive por me vendime të këtilla në formë të kësaj Gjykate paralajmërojnë pengesë serioze për demokratizimin e mirëfillte si dhe rrugëtimin drejt strukturave euroatlantike.

PDSH-ja është e bindur se kryetari i saj, Menduh Thaçi është tërësisht i pafajshëm dhe se do të ndjek gjithë instancat gjyqësore për ta dëshmuar pafajsinë, duke përfshirë edhe ato ndërkombëtare.

“Ne, jo vetëm qe nuk dekurajohemi nga këto goditje të strukturave të caktuara te errëta por do të vazhdojmë me fanatizëm të luftojmë për interesat e shqiptarëve, demokratizimin e mirëfilltë dhe hapërimin e sigurt drejt strukturave euro atlantike”, thuhet mes tjerash në reagimin e PDSH-së.

The post Dënimi i Thaçit, reagon partia e tij appeared first on .


Source link

Add Comment

Click here to post a comment

Leave a Reply