Lajme nga Shqipëria

E përplas motoçikleta, vdes këmbësori në Durrës

Një aksident me pasojë vdekjen e një të moshuari ka ndodhur sot në Sukth të Durrësit.

Policia njofton se këmbësori H.P., 80 vjeç është aksidentuar nga një motoçikletë e drejtuar prej 18 vjeçarit B.T.

NJOFTIMI I PLOTË
Më datë 08.03.2019, në aksin rrugor Sukth -Kullë, shtetasi B.T., 18 vjeç , duke drejtuar motoçikletën e tij, është përplasur me shtetasin këmbësor H.P., 80 vjeç , banues në Sukth.

Për pasojë janë aksidentuar dhe ndodhen në Spital drejtuesi i motoçikletës, pasagjeri i tij shtetasi V.L., 18 vjeç si dhe shtetasi këmbësor H.P., i cili ka ndërruar jetë në Spital.

Grupi Hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit. (foto ilustruese)

(m.a/BalkanWeb)


Source link

Add Comment

Click here to post a comment

Leave a Reply