Lajme nga Bota

Ish-shefi i fushatës së Trump dënohet për evazion fiskal

​Shefi i fushatës së presidentit Donald Trump, Paul Manafort, është dënuar me 47 muaj në burg për evazion fiskal dhe mashtrime me banka.

Ai u akuzua vitin e kaluar se fshehu miliona dollarë të ardhura të cilat i kishte fituar si konsulent politik në Ukrainë.
e
Ai gjithashtu pritet të dënohet edhe në një tjetër çështje javën e ardhshme e që ka të bëjë me lobimin ilegal.

Akuzat rrodhën nga një hetim që nisi nëse stafi i fushatës së Trump kishte bashkëpunuar ose jo me Rusinë për të fituar zgjedhjet e vitit 2016.

Manafort, përpos se do të paguajë 24 milionë dollarë si kompensim për dëmin që i ka shkaktuar shtetit, gjithashtu do të paguajë një gjobë prej 50 mijë dollarësh, përcjell KosovaPress.

69-vjeçari iu drejtua gjykatës të enjten në mbrëmje në Aleksandri të Virxhinias, ndërsa deklaroi “dy vitet e fundit kanë qenë më të vështirat e jetës sime”.

Source link

Add Comment

Click here to post a comment

Leave a Reply