Lajme nga Maqedonia

Ka vazhduar gjykimi për “Titanikun”, ofrohen prova materiale

 

Me ofrimin e provave materiale sot në Gjykatën Penale në Shkup ka vazhduar gjykimi për rastin “Titanik” të PSP-së lidhur me parregullsitë zgjedhore.

Deri tani janë prezantuar 2.000 prej rreth 5.900 provave materiale, të propozuar nga PSP-ja.

Janë prezantuar dokumente personale si kërkesa për dhënien e letërnjoftimeve, deklarata për persona të autorizuar, dokumente të llogarive, vërtetime dhe dokumente tjera.

Kryetari i trupit gjykues është gjykatësi Osman Shabani, ndërsa përfaqësues i aktakuzës është Lile Stefanovska.

Në “Titanik” krahas Janakieskit, të akuzuar janë ish-kryeministri Nikolla Gruevski, Kirili Bozhinovski, Mile Janakieski, Gordana Jankullovska, Biljana Brishkovska Boshkovski, si dhe Ilija Dimovski, Munir Pepiç, Edmond Temellko, Leko Ristovski, Kiril Todorovski, Katerina Vellovska, Stanko Korunovski, Kosta Markovski, Dragçe Dragçeski, Marjan Nakevski, Goce Janevski, Zhezmi Ahmet, Robert Davitkov, Dalibor Aleshkoviq dhe Lenka Rashajkovska.

Ata janë të dyshuar për shoqërim kriminel, shkelje të të drejtës zgjedhore, shkelje të lirisë së zgjedhësve, mitmarrje gjatë zgjedhjeve dhe votimit, shkatërrimin e materialit zgjedhor dhe keqpërdorim të mjeteve për financim të fushatës zgjedhore./MIA


Source link

Add Comment

Click here to post a comment

Leave a Reply