Kuriozitete

Kamioni lëvizte me 80kmh, burri në karrocë i kapet prapa dhe lëvizë me të

Një shofer në Afrikën e Jugut ka filmuar një ngjarje të pazakontë në rrugët e këtij vendi, dhe për pak orë është bërë hit në internet.
Në fakt para tij po lëvizte një kamion, por ajo çfarë ia kishte tërhequr më shumë vëmendjen ishte një burrë i ulur në karrocën për invalidë, që po mbahej në rimorkion e kamionit dhe po e shfrytëzonte si “taksi”.

Kamioni po lëvizte me shpejtësi prej rreth 80 kilometra në korsinë e mesme, por kjo nuk e ndaloi burrin në karrocë që të shëtitet “pa para”.

Por, ky veprim i tij ka nxitur reagime të ashpra të opinionit që madje disa filluan të shkruajnë komente paksa fyese, duke thënë se “tani po e dinë se si ka përfunduar në karrocë”.

“Në një shtet ku 14 mijë persona humbin jetën brenda një viti në aksidente trafiku, një veprim i tillë është i papranueshëm. Është një gjest shumë i rrezikshëm”, kanë njoftuar zyrtarë lokalë.


Source link

Add Comment

Click here to post a comment

Leave a Reply