Sports

KAS harron Skënderbeun, zbardhet axhenda deri më 31 maj – Balkanweb.com

Në Korçë i gjithë opinioni sportiv është sy e veshë nga Lozana për të mësuar mbi të ardhmen e Skënderbeut. Fatet e klubit kampion në fuqi janë të varura pikërisht nga Gjykata e Arbitrazhit Sportiv, ku kanë apeluar atë vendim ekstrem nga UEFA, e cila i ka pezulluar me 10 vite mospjesëmarrje në kupat e Europës, me motivacionin për trukim dhe manipulim ndeshjesh.

Sekdnerbeu Kas

Në Korçë vijojnë të besojnë se janë të pafajshëm dhe se drejtësia do të vihet në vend pikërisht në KAS, madje avokatët të cilët kanë marrë përsipër të mbrojnë Skënderbeu në këtë gjykatë janë të bindur në këtë pikë. Skënderbeu nuk kërkon ulje të dënimit por kërkon pafajësi të plotë, problemi i vetëm për momentin është se KAS po e zgjatë shumë në kohë shqyrtimin e kësaj çështje. Në përditësimin e fundit të çështje që Gjykata e Arbitrazhit Sportiv ka marrë përsipër nuk figuron asnjë çështje Skënderbeu, të paktën jo deri më 31 maj, kur është dhe data e fundit e publikuar nga KAS.

Kas Skednerbeu
Kas Skednerbeu

Presidenti Takaj në daljen e tij të fundit publike mbi këtë çështje u shpreh i sigurt se vendimi përfundimtarë do të merret në maj, por deri më tani ende nuk është përcaktuar data për shqyrtim e jo më të këtë një përgjigje përfundimtare. Kjo situatë e paqartë vijon të këtë një ndikim shumë të madh mbi ekipin në fushë, pasi axhenda e publikuar nga KAS përkon me fundin e sezonit në kampionatin shqiptar.
(BalkanWeb)

Huazuar nga

Add Comment

Click here to post a comment

Leave a Reply