Lajme nga Shqipëria

Kryeministri Rama në Fier, protestuesit përplasen me policinë

Mbështetës dhe simpatizantë të Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim në Fier kanë pritur me protesta Kryeministrin Edi Rama, i cili zhvillon një takim për festën e gruas.

Protestuesit janë përplasur me forcat e policisë, të cilët bllokuan rrugën. Në vendngjarje shkuan edhe drejtues të Policisë së Fierit për të negociuar me protestuesit.

Këta të fundit kërkojnë që të shkojnë në vendin ku Kryeministri Edi Rama po zhvillon aktivitetin me gratë. Kreu i PD-së në Fier i tha policisë se duan të protestojnë aty ku mbahet aktiviteti i Kryeministrit duke kërkuar lirimin e rrugës nga uniformat blu. /tvklan.al


Source link

Add Comment

Click here to post a comment

Leave a Reply