Lajme nga Maqedonia

Me ndihmën e BE-së ndërtohet shkolla në Gurgunicë

Rreth 200 nxënës të fshatit Gurgurnicë, komunë e Bërvenicës kanë fituar shkollë të re përmes Projektit për përmirësimin e shërbimeve komunale (MSIP) të Ministrisë së Financave e cila realizohet me mbështetje të Bankës botërore dhe BE-së.
Ministri i Financave Dragan Tevdovski, shefi i delegacionit të BE-së Samuel Zhbogar dhe përfaqësuesi i Bankës botërore Bekim Imeri sot kanë vizituar shkollën fillore “Goce Dellçev” në Gurgurnicë. Ata janë shoqëruar nga ministri i Arsimit Arbër Ademi, zëvendësministrja e Financave Shiret Elezi dhe kryetari i komunës së Bërvenicës, Enver Pajaziti.
Shkolla e re kapë vlerën 46 milionë denarë.
Ambasadori i BE-së Samuel Zhbogar tha se me ndërtimin e shkollës së re përmirësohen kushtet për mësim për fëmijët në Gurgurnicë.
“Ky projekt ndoshta është i vogël, por me rëndësi të madhe për nxënësit e Gurgurnicës. Ata tani kanë shkollë ku çatia nuk pikon, muret nuk janë të ftohta gjatë kohës së dimrit, ndërsa tualetet nuk janë jashtë shkollës. Fëmijëve u nevojitet hapësirë adekuate ku do t’i kalojnë ditët e shkollës dhe të zhvillojnë potencialin e tyre dhe vetëbesimin”, ka thënë Zhbogar.


Source link

Add Comment

Click here to post a comment

Leave a Reply