Sports

Mema: Shtyrja na ul ritmin, dënimi i Kamzës prish garën – Balkanweb.com

TIRANË

Tirana ka bararuar ditën e sotme në takimin ndaj Korabit, një miqësore e zhvilluar në “Selman Stërmasi”, takim që përfundoi në barazim 1-1. Natyrisht që Memës kjo sfidë i ka shërbyer për të testuar lojtarët, ndërsa për “Supersport”, Mema u shpreh dhe për çështjet e nxehta të kampionatit tonë.

Shtyrja e kampionatit si ndikon te Tirana?

Na e ulim disi ritmin, të paktën me atë çfarë treguam kundër Partizanit. Gjithsesi duhet të përgatisim ekipin për vazhdimiësinë sepse na presin ndeshje shumë të vështira.

Si e zgjidhët çështjen e arbitrit të ndeshjes?

Ishte një zgjedhje momentale, pasi arbitrat nuk pranuan dhe kishin të drejtë. Ky takim ishte më shumë si stërvitje, pasi aktivizova shumë lojtarë. Sfida e radhës është ndeshja e kupës me Laçin. Do të jetë një ndeshje shumë e fortë, por kemi problem se jemi pa tifozë. Është ndeshje kupe dhe duhet ta përgatisim shumë mirë. Nuk duhet të pësojmë gol dhe të fitojmë ndeshjen në Tiranë, që të shkojmë të qetë në transfertë. Mendojmë që të mos pësojmë gol, pasi është ndeshje me specifikë të veçantë, sepse goli në transfertë na ndëshkon shumë.

Si paraqitet gjendja me dëmtimet?

Po merremi me programe individuale me disa lojtarë. Kemi nevojë për lojtarë. Bisedova me Oduamadin dhe Sentamunë. Duhet t’i përgatisim sa më shpejt. Dy fjalë për dënimin e Kamzës Ky dënim e prish garën. Kundërshtarët tanë direkt kanë marrë nga gjashtë pikë. Gjithsesi ne duhet të merremi me ndeshjeve tona, pasi Tirana ka mundësi të ngjitet me sipër. Ndeshjet duhet t’i marrim hapë pas hapi.

(j.s/BalkanWeb)

Huazuar nga

Add Comment

Click here to post a comment

Leave a Reply