Lajme nga Maqedonia

Mijallkov dhe Ibrahimi përfundojnë prapa grilave

Ish shefi i DSK-së Sasho Mijallkov dhe ish anëtari i KSHZ-së Bedredin Ibrahimi prej pasdite janë bërë banorë të burgut hetues të Shutkës. Ibrahimi për herë të parë në Shutkë, ndërsa për Mijallkovin kjo është hera e dytë që përfundon në burgun hetues.

Me kërkesë të PSP-së, Gjykata Penale shqiptoi dënimin tre vjet burg për Sasho Mijallkovin, tre vjet e dy muaj për kryetarin e PDSH-së Menduh Thaçin, ndërsa dënim më lartë me burg mori ish anëtari i KSHZ-së, Bedredin Ibrahimi, 4 vjet e gjashtë muaj. Kolegët e tij të asaj kohe me të cilët e ndanë edhe ulësen në Gjykatë, Vllatko Sajkovski, Sasho Srcev dhe Aneta Stefanovska u dënuan me nga 3 vjet burg. Të gjithë gjashtë të akuzuarit u shpallën fajtorë për rastin “Titanik 2” për parregullsi zgjedhore.

Absolutisht Gjykata vlerëson se me tejkalimin e autorizimeve zyrtare dhe me të gjitha veprimet kundërligjore nga ana e të akuzuarve është dëmtuar buxheti i shtetit, por kjo nuk është gjëja e vetme e rëndësishme. Thelbi është se të njëjtit kanë dëmtuar në mënyrë direkte sistemin zgjedhor, të drejtën zgjedhore duke keqpërdor demokracinë dhe vullnetin e qytetarëve në interes të partive të tyre”- tha Ognen Stavrev, gjykatës.

Pos Ibrahimit dhe Mijallkovit të cilët përfunduan në Shutkë, të akuzuarit tjerë morën masa më të ulëta. PSP-ja ka pasur frikë se Mijallkov do të arratiset kurse Bedredin Ibrahimi me sjelljen e tij gjatë gjykimit tregoi se nuk respekton as PSP-në, e as Gjykatën.

Sjellja e tij na ka dhënë plotësisht të drejtë se ekziston rrezik që ai të mos e respektojë as vendimin e sotëm të Gjykatës me të cilën ai është gjykuar me dënim të lartë efektiv, burg me kohëzgjatje prej katër vitesh dhe gjashtë muajsh. Masa e cila do të pengonte arratisjen e Mijallkovit pas arrestit shtëpiak është vetëm paraburgimi”- theksoi Fatime Fetai nga PSP-ja.

Bedredin Ibrahimi fuqishëm reagoi në kërkesën që ai të dërgohet në Shutkë. Nuk ka pritur që Gjykata do ta dënojë.

Bedredin Ibrahimi ka lindur këtu, këtu do të mbetet dhe këtu do të vdesë. Nuk ka forcë që do të mund ta detyrojë të lëshojë këtë vend për aq kohë sa para instancave më të larta nuk vërtetoj që jam i pafajshëm. Nuk kam nevojë që të ikë askund. Këtu do të mbetem dhe asaj do t’i qesh në fytyrë sepse ky është vetëm një vendim i shkallës së parë”- pohoi Bedredin Ibrahimi, ish anëtar i KSHZ-së

“Nuk është stili im që të arratisë”, tha Mijallkov gjatë mbrojtjes së tij.

Stili i jetës sime nuk është arratisja, në fakt dua të hem që unë asnjëherë nuk do të arratisem edhe nëse këtë vendim e konfirmon Gjykata e Apelit. Atë do ta zgjidhi me vuajtjen e dënimit”- theksoi Sasho Mijallkov, ish drejtor i DSK-së

Srcev, Sajkovski dhe Stefanovska lëshuan Gjykatën dhe u nisën për në shtëpi me detyrimin që një herë në javë të paraqiten në Gjykatë. Masa e njëjtë vlen edhe për kreun e PDSH-së Menduh Thaçin i cili nuk erdhi personalisht të dëgjojë që është i dënuar me tre vite dhe dy muaj burg. Avokatët e të gjithë gjashtë të dënuarve njoftuan se vendimin do ta ankimojnë në Gjykatën e Apelit. Sipas aktpadisë në vitin 2013, Sasho Mijallkov nga pozita e drejtorit të DSK-së, ka shfrytëzuar pushtetin e tij dhe i është paraqitur liderit të PDSH-së Menduh Thaçi dhe janë marrë vesh për rivotim në tre vendvotime në Strumicë.

Bojan Stojanovski


Source link

Add Comment

Click here to post a comment

Leave a Reply