Lajme nga Shqipëria

Nisma e bashkisë, “Një pemë për nënën”

Çdo pemë e mbjelle këtë të premte, i është dedikuar grave dhe vajzave. Kryebashkiaku Erion Veliaj i shoqëruar nga gra dhe vajza të institucioneve të ndryshme në varësi të Bashkisë së Tiranës, kanë shtuar gjelbërimin në parkun e Liqenit Artificial.

 “Lulet janë shumë të bukura, por vyshken pas një dite, kurse një pemë është përgjithmonë, ndaj dua të ftoj të gjithë, pema është një kujtim fantastik për çdo festë që kemi, qoftë edhe Dita e Verës. Unë sot jam i lumtur që mbolla një pemë për nënën time, një pemë për gruan  time, për vjehrrën time dhe u bëj thirrje të gjithë meshkujve të Tiranës, që të kujtojnë që jemi këtu falë femrave që na rrethojnë, nga ato që na kanë bërë kokën, tek ato që e bëjnë Tiranën dritë çdo ditë, tek ato që marrin përsipër përgjegjësi që jo të gjithë i bëjnë”.

Për kryebashkiakun Veliaj, transformimi i Tiranës në këto vite i dedikohet jo vetëm votës së gruas, por edhe punës së tyre në çdo nivel.

“Transformimi i këtij qyteti këto katër vite i dedikohet jo vetëm votës së gruas, sepse kanë qenë gratë ato që masivisht kanë votuar për ndryshimin dhe transformimin e Tiranës, por mbi të gjitha të grave që e kanë bërë këtë realitet, secila, qoftë në Bashki, qoftë në prefekturë, qoftë në njësi administrative apo qoftë edhe me edukatën qytetare në çdo klasë, shkollë, kopsht, çerdhe apo edhe në tavolinën e bukës në shtëpi, ne ju themi faleminderit dhe mirënjohje nga zemra”.

Mbjellja e pemëve në raste të veçanta tashmë është bërë një traditë e bashkisë së Tiranës, që ndiqet nga qytetarët.

Tv Klan

 


Source link

Add Comment

Click here to post a comment

Leave a Reply