Lajme nga Shqipëria

Një drithërimë e ngrirë në kohë, vepra arti nga Jon Kraja në SHBA

Nje dritherime e ngrirë në kohë – vepra arti nga Jon Kraja ne New York. Galeria e Agora e Chelsea po shfaq vepra origjinale të artistit shqiptar Jon Kraja në ekspozitën Roots and Wings. Ekspozita u hap më 2 mars dhe shkon deri më 22 mars 2019 . Pritja zyrtare u organizua dje me 7 mars nga ora 6-8.

Rreth Artistit

Artisti Jon Kraja kap një “dritherimë të ngrirë në kohë” me veprat e tij surrealiste. I rritur në Shqipërinë komuniste, artisti e sheh pikturën si një veprim revolucionar, duke e zhytur botën rreth tij në ngjyrë dhe kuptim. Kraja krijon skena të gjalla ku figurat e tij shpesh janë të ngarkuara me dhimbje. Ai endet midis parajsës dhe ferrit të tij personal, e nderkohe dhe veprat e tij ndjehen të kapura mes këtyre dy forcave kundërshtare.

Në Moonlight 9, një qen shtrihet në krah nën një horizont të gjallë, me re, të ndarë nga dy plane të dallueshme ngjyrash. I pafytyrë dhe vetëm me një pikë të purpurta rreth fytyrës, qeni duket indiferent ndaj asaj që po ndodh më lart, duke i mohuar vetes kënaqësinë e zbulimit të së panjohures .
Në Lëvizjen Politike në Vendet në Zhvillim, një grua e pangjyrë e shtrirë përmbys , mbi me një krah të deformuar, duket e kapur në greminën e dy planeve që përplasen në lëkundjen blu dhe të verdhë.
Teksa e ngjesh vepren me simbolizmin, artisti na jep një dritare në betejat e tij të brendshme, qe vijnë nga përvoja e të jetuarit në një botë pa ngjyra.

Orari i Galerisë: Ma-Sat 11:00 – 18:00

Galeria Vendndodhja: 530 West 25th Street, New York, NY

Për më shumë mbi Artistin www.jonikraja.com

JON KRAJA

(BalkanWeb)


Source link

Add Comment

Click here to post a comment

Leave a Reply