Lajme nga Shqipëria

Opozita proteston, kryeministri Rama kërcen me gratë e Fierit

Kryeministri Edi Rama ka qenë i pranishëm në qytetin e Fierit me rastin e festës së 8 Marsit. Por teksa mbështetës së opozitës së bashkuar protestonin jashtë ambienteve ku zhvillohej takimi, kryeministri Rama sa bashku me gratë e pranishme vallëzonin.

Rama gjatë fjalës së tij, tha se ka pasur një debat në qeverinë e tij, nëse 8 Marsi është një ditë për të festuar apo protestuar.

“Kemi pas një debat në qeveri për 8 Marsin, a është festë apo protestë? A duhet ta festojmë 8 Marsin dhe të lemë gratë të festojnë. Këtë dileme e zgjidhi Gramozi që tha hajde shkojmë në festë. Nuk dua të bëj fjalim se nuk ju ka marrë malli për fjalimet e mija. Jam krenar që ne sot i kemi dhënë këtij vendi një qeveri që zë një vend nderi në Europë pasi ka 50 % gra në kabinetin qeveritar. Dua t’ju them se u jam mirënjohës të gjitha grave dhe vajzave në qeverinë tonë dhe në sektorin privat“, tha kreu i qeverisë./tvklan.al

 

 


Source link

Add Comment

Click here to post a comment

Leave a Reply