Lajme nga Kosova

Qosaj – Mustafa: Përfaqësimi i grave është në nivelin më të ulët, Qeveria është bërë odë burrash (Video)

Menaxherja e Programeve në KIPRED, Ariana Qosaj – Mustafa ka thënë se sot femra në Kosovë është e diskriminuar në punësim e përfaqësim.

Qosaj – Mustafa, në “Debat Plus” në RTV Dukagjini ka thënë se Kosova asnjëherë nuk ka pasur përfaqësim më të ulët të grave në vendimmarrje.

“Se besoj që kemi pasur ndonjë qeveri më të dobët se sa sot në aspektin e përfaqësimit gjinor të grave. E kemi një odë të burrave, dhe sa herë i shohim takimet e Qeverisë aty ka një shumicë mashkullore”, tha ajo, përcjell Telegrafi.

Menaxherja e Programeve në KIPRED, ka thënë se në nivelin lokal gratë janë të përfaqësuara mirë, por e njëjta gjë sipas saj nuk po ndodh edhe në vendimmarrje.

“Është tragjike, sepse nëse i shohim gratë se sa votojnë gratë në nivelin komunal çuditem pse nuk përcillet një votë e tillë edhe në vendimmarrjen e grave. Janë disa faktorë që kanë krijuar një nivel padrejtësie, dhe kjo na ka mobilizuar sot që të protestojmë”.

Qosaj – Mustafa ka thënë se këto gra dhe vajza duhet të kërkojnë që së paku të realizohet të drejtat që janë votuar nga këta ministra e që nuk po zbatohen në praktikë.

“Duhet të kërkojmë së bashku me këto gra dhe vajza të reja, që së paku të kërkojmë të realizohen të drejtat që i kanë nënshkruar këta ministra por nuk po i zbatojnë në praktikë”, tha ndër të tjera Ariana Qosaj – Mustafa./Telegrafi/


Source link

Add Comment

Click here to post a comment

Leave a Reply