Lajme nga Maqedonia

Reagon PDSH-ja: Menduh Thaçi është tërësisht i pafajshëm

Pas vendimit të Gjykatës Penale, për dënimin me burg të Menduh Thaçi, ka reaguar Partia Demokratike Shqiptare. Ata nëpërmjet një komunikate kanë theksuar se vendimi i sotëm është një sinjal i qartë se, siç thuhet në komunikatë, segmentet e caktuara te errëta në këtë shtet jo që janë aktive por me vendime të këtilla në formë të kësaj gjykate paralajmrojnë pengesë serioze për demokratizimin e mirëfilltë si dhe rrugëtimin drejt strukturave euroatlantike.

Nga kjo parti thonë se janë të bindur se kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi është tërësisht i pafajshëm dhe se do të ndjekin të gjitha instancat gjyqësore për ta dëshmuar pafajsinë, duke përfshirë edhe ato ndërkombëtare.

“Partia Demokratike Shqiptare përkujton se këta struktura që fatkeqësisht ende janë të brumosura në institucionet shtetërore si cak të tyre gjithmonë e kanë pasur kryetarin e PDSH-së z.Menduh Thaci, i cili në vazhdimësi survejoheshte, përndiqeshte mandej përfshirë edhe tentimin për likuidim fizik te tij. Argumente për këtë janë dosjet voluminoze të shërbimeve sekrete, me mijëra faqe, 3 të tilla në periudha të ndryshme pas vitit 1990 e deri më sot”, thuhet mes tjerash në komunikatën e PDSH-së. /SHENJA/


Source link

Add Comment

Click here to post a comment

Leave a Reply