Sports

Reali Madridit zgjedh Zhoze Murinjon, zyrtarizimi bëhet të hënën – Balkanweb.com

Zhoze Murinjo është trajneri i ri i Realit të Madridit. Më saktë, do të jetë që nga dita e hënë kur pritet edhe zyrtarizimi i rikthimit të “Special One” në skuadrën “los blancos”. Deri atëherë, Santiago Solari do të jetë në pankinë edhe në sfidën e së dielës në transfertën kundër Valladolid. Më pas drejtimin do ta marrë Murinjo, i cili sipas mediave spanjolle ka pranuar ofertën e Florentino Perez, pavarësisht momentit shumë të vështirë dhe një sezoni thuajse të dështuar.

4fa2c05504b842058c8000cf5ff1e8b1

Duke qëndruar në atë që raportojnë të përditëshmet iberike shumë pranë klubit madrilen, agjenti i teknikut portugez Jorge Mendez ndodhet në kryeqytetin spanjoll që nga disa e enjte, ndërsa shumë shpejt pritet të mbyllë dhe detajet e fundit të kontratës. Rikthimi i Zhoze Murinjos është një lajm i mirë për tifozët, por jo për një pjesë të mirë të lojtarëve, sidomos për kapitenin Sergio Ramos.

34bc6a91 E493 4430 85ae 9c3ec9cc86aa
34bc6a91 E493 4430 85ae 9c3ec9cc86aa

Mbrojtësi është kritikuar ashpër pasi mungoi në humbjen turpëruese kundër Ajaksit në Ligën e Kampioneve për shkak se në sfidën e vajtjes mori me qëllim një karton të verdhë. Kjo gjë, duke iu referuar mediave spanjolle, la sjellë një përplasje të ashpër mes tij dhe Florentino Perez, aq sa futbollisti ka kërcënuar se do të largohet nga skuadra. Po ashtu, është i njohur botërisht raporti i vështirë mes Sergio Ramos dhe Murinjos, përpara se ky i fundit të largohej nga Reali Madridit. Në këtë mënyrë, përveçëse duhet të kthejë skuadrën te suksesi, “Special One” do të ketë shumë punë edhe për zgjidhur problemet në dhomat e zhveshjes.
(balkanweb)

Huazuar nga

Add Comment

Click here to post a comment

Leave a Reply